Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryeministrin Edi Rmaa se në rast se Gjykata do të vendosë që vula e Partisë Demokratike i takon grupit Alibeaj, atëherë përgjegjësia për ta do të jetë personale. Berisha u betua se nëse kjo ndodh, atëherë Balla nuk do të ketë ku të fshihet. Deklarata erdhi si përgjigje për Ballën i cili tha se “pas 3 marsit nuk do jeni më këtu”. 

Sali Berisha: Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.
Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra.
Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë. Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, për 3 minuta jemi në sallë, asgjë nuk na pengon! 3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin.
3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë.
Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë.

Por çfarë tha Balla? Në seancën plenare ku Berisha ishte i përjashtuar dhe nuk mori dot pjesë, Balla tha se grupi aktual i PD nuk do jetë më atje. Sipas tij, problemet e brendshme të PD do të marrin zgjidhje në 3 mars, dhe se, qëndrimi i PD në Kuvend do të jetë ndryshe, duke nënkuptuar kështu se gjykata do ti japë vulën grupit Alibeaj dhe kështu qasja e demokratëve në Kuvend do të zbutet.

“Ajo që unë po ju them është që… sapo fole një gjuhë që nuk është e drejtë. Unë kam për turp të jesh ti këtu (i drejtohet Vokshit). Komisioni hetimor po shqyrtohet nga konferenca e kryetarëve. Unë nuk mendoj që është normale që Kuvendi t’i zhvillojë seancë me seancë me të njëjtën qasje. Mësoni të bëni kërkesa e për t’iu drejtuar Byrosë duhet të vish me provë shtesë. Thirrja ime është, ne s’jemi aspak të kënaqur që të marrim vendime për përjashtim kolegësh por në Kuvend, vjen deputeti shkul mmikorfonin dhe i bie foltores si daulle, prandaj nuk komunikoj dot me qytetarët se më kanë dalë njerëz këtu që se di pse. Jam i sigurt që pas datës 3 s’do jeni më këtu. E rëndësishme është që problemet e brendshme mos i sillni këtu”, tha Taulant Balla.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version