Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është mbajtur seanca e rrallës ndaj Emiljano Shullazit i akuzuar për kanosje ndaj biznesmenit Ylvi Beqaj.

Gilmando Dani është pyëtur në cilësinë e dëshmitarit dhe ndër të tjera Dani ka thënë përpara trupës së gjyqtarëve se me Ylviun është prezantuar nga Shullazi në shtëpinë e tij.

Sipas dëshmisë së Gilmando Danit,biznesmeni Beqaj ndihej i kërcënuar nga  Zamir Hasa si dhe kishte probleme me rregjistrimin në Hipotekën e Durrësit të ish-hotel Vollgës.Gjithashtu biznesmeni Beqja,po sipas dëshmisë së Danit,i kish kërkuar këtij të fundit të tërhiqte disa çeqe në bankë,lekët e të cilave ia kish dhënë më pas në dorë.Lekë në bankë kish tërhequr edhe Endri Zela e Endri Qyqja i cili  tërhoqi 16 mijë euro, që u përdorën për një faturë në hipotekën e Durrësit.

Gjatë seancës së sotme mungonte Emijano Shullazi ndërsa të akuzuarit e tjerë rrefuzuan marrjen në pyetje.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version