Gjykata e Apelit vijon seancën për çështjen e vulës së Partisë Demokratike që prej orës 11:00. Tani është mbyllur shqyrtimi gjyqësor dhe palët po paraqesin kërkesat përfundimtare në “betejën” gjyqësore në Apel për vulën e PD-së.

Gjykata është tërhequr për vendimin përfundimtar për vulën e Partisë Demokratike. • Që prej nisjes së seancës, PD kërkoi përmes Ivi Kasos që gjykata mos ta merrte parasysh ankimimin e Alibeajt, pasi PD nuk e njeh si palë.

Por kjo kërkesë nuk u pranua nga Dhoma e Këshillimit. Në një vendim të ndërmjetëm, gjykata vendosi të vazhdojë gjykimin në themel me të dyja palët, dhe deklaroi se për kërkesën e Kasos do të shprehet në fund. 

Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e selinë blu kryedemokratit Sali Berisha po shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

Ky vendim do të përcaktojë dhe grupin e PD-së që do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Një ditë më parë, kryedemokrati Berisha u shpreh se ka besim, ndërsa deputeti Enkelejd Alibeaj ka thënë më herët se do të pranojë çdo vendim të gjykatës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version