Gjatë seancës së mbajtur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Emiljano Shullazit,avokati i Gilmando Danit dhe Endrit Zeles,i kërkoi gjykatës si provë të dhënat nga sistemi TIMS për hyrje-daljet e Ylvi Beqjes në nëntor-dhjetor 2014.

Sipas avokatëve mbrojtës, në 5 raste Ylvi Beqja dhe Dani apo Zela kanë lëvruar çeqe në shuma të konsiderueshme nga llogaria e “Saudi Brother”.Avokatët  pretendojnë se Beqja ka dërguar paratë jashtë vendit për llogari të veprimtarive të tij të jashtëligjshme.

Por kërkesa e mbrojtësve të Shulazit dhe bashkëpunëtorëve të tij u rrëzua edhe kërkesa për dërgimin e një letërporosie në Malin e Zi për pasuritë e Beqjes ne këtë vend.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version