Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 9 dhjetor vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Artan Jahollari. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë seancës dëgjimore më 7 dhjetor, Jahollari u përball pa telashe me Komisionin, ku nga sa u relatua nuk i ishte kaluar barrë prove për asnjë prej gjetjeve në të tre kriteret e rivlerësimit kalimtar.

Artan Jahollari përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Pogradecit, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version