Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 18 tetor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Beratit, Pëllumb Zaimi.

Gjatë seancës dëgjimore më 14 tetor u relatuan raste të konfliktit të interesit në dukje në shqyrtimin e disa çështjeve, për të cilat subjekti dha shpjegimet e tij.  KPK nuk evidentoi probleme për një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK për dyshime për veprime korruptive. Zaimi i kundërshtoi si të pabazuara e të padrejta informacionet e DSIK.

Pëllumb Zaimi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 në Skrapar dhe pas mbylljes së asaj gjykate vitin 2007, u emërua në 2008-ën në Gjykatën e Beratit, ku dhe e ushtron aktualisht detyrën.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Zaimi u krye nga trupa e KPK kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version