Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 27 dhjetor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Oltjona Goxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore më 23 dhjetor, Goxha dha shpjegime të pëmbledhura për burimet e pjesës takuese të një automjeti të dhuruar nga prindërit përpara fillimit të detyrës, pasuri për të cilën KPK i kishte kaluar barrë prove për mungesë të burimeve të familjarëve.

Goxha e kundërshtoi këtë gjetje të KPK-së, ndërkohë që nga relatimi nuk u evidentuan probleme të subjektit në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Oltjona Goxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version