Një adoleshent ka rrëfyer historinë e tij ku pretendon se është abuzuar seksualisht nga kushëriri i tij kur ishte në moshën 6-vjeçare.
Historia e tij u trajtua nga emisioni “Me zemër të hapur”, ku nëna e tij dhe vet 18-vjeçari akuzuan kushëririn e tij për këtë abuzim.
Ata gjithashtu denoncuan hallat e adoleshentit për mos reagim dhe mbrojtje të abuzuesit.
Por historia nuk përfundon këtu, pasi ai rrëfeu se gjyshja e tij e detyronte dhe i vinte në televizor filma me përmbajtje pornografike. Ai tregoi se në një rast gjyshi e kishte parë situatën dhe nuk kishte reaguar.
Vetë e ëma e adoleshentit tha se pas problemeve të shumta dhe skarificave që ishte e detyruar të bënte, e la djalin në moshën 4-vjeçare tek njerëzit e ish-bashkëshortit. Ajo shtoi se ngjarjet në fjalë kanë ndikuar në psikologjinë e djalit të saj dhe në preferencat e tij seksuale.
Por nga ana tjetër, kushëriri i akuzuar pohoi përmes një lidhjeje telefonike se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë.
Edha familjarët e tij, më konkretisht hallat e djalit e mohojnë kategorikisht diçka të tillë dhe pretendojnë se adoleshenti që i vogël kishte deviacione seksuale dhe ishte i prirur të kishte sjellje femërore.

