Një gomone 10 metër e gjatë, e konsideruar e rrezikshme, u gjet sot në Babicë të Vlorës në një kamion të mbushur me jonxhë. Shoferi i kamionit është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje, ndërsa mësohet se ka thënë se gomonia do përdorej për qëllime turistike. Ajo çfarë dihet është se gomonia ndodhej në pjesën e pasme të trajlerit, dhe ishte relativisht e madhe. Po kështu Klasifikohet si një gomone e rrezikshme sa i përket dyshimeve për trafik droge apo klandestinësh.
Mësohet se efektivët e operacionales, Antidroga dhe Forcat ‘Shqiponja’, kanë realizuar kontrollin e fermës, duke gjetur gomonen brenda një kamioni të ngarkuar me jonxhe.
Gomonia është mbi 10 metra e gjatë dhe policia ka vendosur ta sekuestrojë së bashku me kamionin, duke i transportuar për në komisariat. Sakaq, mbrëmjen e djeshme policia ka kontrolluar disa banesa në qytetin e Vlorës, ku jetojnë individë që kanë lidhje me fermën ku u gjet gomonia.

