Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, të akuzuar për vjedhjen e një shume prej rreth 720 mijë euro.

Ata dolën sot para togave të zeza me kokën për të shmangur edhe fiksimin nga kamera.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/01/dobi.mp4

I pari që hyri në kafazin e xhamit ishte 23-vjeçari Havier Dobi, i cili me pranga në duar.

Pas tij, pak sekonda më vonë, e shoqëruar nga policia, erdhi 49-vjeçarja por pa pranga në duar.

Nënë e bir u arrestuan për grabitjen e një shume prej 120 mijë euro në banesën e zyratres së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Pas vendosjes së tyre në pranga, policia kontrolli sërish banesën e tyre duke gjetur në tubat e aspirimit edhe rreth 400 mijë euro të tjera.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version