Një papagall u konsiderua si një ‘dëshmitar kyç’ i pamundur në një gjyq për vrasje pasi përsëriti atë që mendohej të ishte ‘fjalët e fundit’ të viktimës. Martin Duram u vra në shtëpinë e tij në Michigan në maj 2015, pasi u qëllua pesë herë me një pistoletë të kalibrit 22.
Bashkëshortja e tij Glenna u gjet pranë tij – e gjallë por që vuante nga një plagë e vetme me armë zjarri, për të cilën prokurorët thanë më vonë se ishte shenjë e një tentative të dështuar vetëvrasjeje, pasi i kishte marrë jetën të shoqit.

Fqinji i tyre ishte shqetësuar pasi nuk kishte dëgjuar për dy ditë nga çifti, i cili kishte 11 vite bashkë, duke dëshmuar në gjykatë se si flisnin normalisht çdo ditë. Ajo përfundimisht hyri në shtëpi për të gjetur të dy trupat e tyre në dyshemenë e dhomës së gjumit, fillimisht duke besuar se të dy ishin të vdekur por vuri re se Glenna ishte ende duke marrë frymë.
Ndërsa ish-gruaja e Martin Duram, Christina Keller, thotë se pas vrasjes papagalli i cciftit Bud, përsëriste fjalët “Mos qëllo, mos qëllo!” në një ton të ngjashëm me atë të viktimës Martin Duram.
“Unë mendoj se është një pjesë e enigmës,“- tha Keller.
Papagalli nuk përfundoi duke u përdorur në procedurat gjyqësore, por fillimisht u konsiderua si një opsion nga prokuroria, me prokurorin e kontesë Newago Robert Springstead duke thënë në atë kohë se ‘ka disa prova për të mbështetur’ teorinë e Keller.
Idea e dhënë për policinë nga papagalli i ndihmoi ata të hetonin dhe të zbulonin provat për fajësinë e Glennas, e cila po kryen aktualisht dënimin në burgun e grave në Huron Valley, Michigan. Në 2019, kërkesa e Glenna për një rigjykim u refuzua nga Gjykata e Apelit./unilad

