SPAK ka dale në konferencë për mediat ku dha detaje nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme dhe asaj italiane, që finalizuan një aksion të përbashkët për goditjen e një grupi kriminal që mashtronin qytetarët dhe u zhvasnin qindra mijëra euro përmes Call Center.
“Gjatë hetimit ka rezultuar se autorët e kësaj skeme kanë qenë shumë të saktë në përdorimin e skemave për të bindur qytetarët në derdhjen qindra mijëra eurove në llogaritë e vendosura jashtë dhe brenda vendit”.

Sipas SPAK mashtruesit kanë shfrytëzuar situatën e pandemisë, izolimin prej saj për të mashtruar qytetarë italianë të moshave dhe profesioneve të ndryshme që donin të fitonin para me lehtësi.
“Mashtruesit ishin mjaft të afërt me viktimat, bisesat ishin për emergjencën e pandemisë, për situata personale apo sentimentale të familjarëve apo viktimave duke shfrytëzuar dhe vetminë e krijuar nga situata e pandemisë duke u vetëofruar si miq të besuar.
Viktimat ishin persona gra e burra të moshave të ndryshme shtëpiakë, profesionistë, pensionistë, banues në gjithë Italinë që kishin dëshirë të fitonin para me lehtësi.
Propozimi bëhej fillimisht duke investuar në blerjen e aksioneve në Amazon me vlerën 250 euro dhe fitimit brenda një jave”.
Hetuesit kanë treguar se si mashtroheshin qytetarët për të investuar në kriptovaluta.
“Nga bisedat e bëra mashtruesit propozonin shtrirjen e investimit drejt kriptovalutave e sipas tyre investimi do rritej si pasojë e futjes së produktit të vaksinave në treg.
Grupi kishte arritur të krijojte një call center të vërtetë me role të ndryshme brenda tij”.