Hakerat iranianë kanë publikuar sot të dhënat personale të ish-kreut të Shërbimit Informativ Shqipqtar (SHISH), Helidon Bendo.

Në rrjetin social Telegram, Homeland Justice publikuan të dhënat e Bendos sëbashku me një listë të të gjitha udhëtimeve të pretenduara jashtë vendit tonë.

Hyrjet dhe daljet e ish-kreut të SHISH janë të regjistruara me data dhe llojin e udhëtimeve.

Në dokumentet e publikuara, janë të dhënat personale, numri i kartës së identetit, numri i pasaportës biometrike dhe asaj diplomatike.

Gjithashtu hakerat kanë publikuar edhe fotot e Bendos ndër vite.

Helidon Bendo është dërguar në SHBA për specializim, teksa aktualisht në krye të SHISH është komanduar zëvendës drejtori, Oljan Kanushi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version