Masimiliano Alegri, trajneri aktual i Juventusit, është ndarë prej disa muajsh nga partnerja e tij, prezantuesja e njohur Ambra Anxholini. Por emrat e të dyve vazhdojnë të jenë të lidhur edhe për shkak të një çështje gjyqësore që po bën bujë në Itali.
Ambra është akuzuara nga Silvia Siti, gruaja e ish-sulmuesit të Italisë, Xhampiero Pacini, se i ka zaptuar në mënyrë të paligjshme apartamentin në Milano dhe nuk pranon të largohet. Ambra nuk është prononcuar asnjëherë rreth kësaj çështje, por tashmë ka dalë në skenë një dokument i cili e fajëson prezantuesen.

Në emisionin “Fuori dal Coro”, është publikuar dokumenti i urdhrit të gjykatës për zbrazjen e shtëpisë, të lëshuar më datë 3 tetor. Në dokument është emri i Masimiliano Alegrit, i cili është personi i cili ka lidhur kontratën e qerasë dhe që ka ndërprerë pagesën në momentin që është ndarë nga Ambra.
Alegri ka dhënë miratimin që të zbrazet apartamenti në fjalë pasi nuk jeton në të dhe Ambra duhet të largohet sa më shpejt që të mos përballet me një shoqërim nga policia italiane meqë aktualisht jeton në mënyrë të paligjshme në banesën e një personi të tretë.

