Të paktën 85 raketa janë lëshuar gjatë ditës së sotme në të gjithë Ukrainën ku nuk kanë munguar as sulmet drejt Kievit.
Të paktën tetë civilë janë vrarë dhe 24 janë plagosur pas një sulmi të rrallë me raketa në kryeqytetin Kiev, sipas një ndihmësi të ministrit të brendshëm. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka theksuar gjithashtu sulmet në Dnipro dhe shpërthime të tjera në Zaporizhzhia duke thënë se Rusia “po përpiqet të na fshijë nga faqja e dheut”.

Kryebashkiaku i Kharkiv thotë se raketat kanë goditur një zonë të infrastrukturës energjetike, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe ujit atje. Raketat kanë goditur gjithashtu Ternopil dhe Lviv në perëndim, thonë zyrtarët në të dy provincat. Kryetari i bashkisë së Lviv, një qytet perëndimor i cili ka shpëtuar nga më e keqja e luftës, thotë se disa pjesë të qytetit janë pa energji elektrike.
Shpërthime janë raportuar gjithashtu në rajonet e Sumy, Zhytomyr, Khmelnytskyi dhe Kirovohrad. Ndërkohë që një nga raketat ruse të lëshuara drejt Kievit ka goditur dhe godinën e konsullatës gjermane ku ende nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Pas këtyre sulmeve i menjëhershëm ka qenë regaimi i liderve botërorë me Macron, Scholz, Borrell të cilët kanë dënuar ashpër barbarizmin rus.

