Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka komentuar rezultatet në lidhje me hartën e re gjyqësore.  Në një deklaratë për mediat Llagami u shpreh se gjatë katër muajve të fundit të zbatimit të saj, nuk ka pasur problematika për dosjet dhe as me zvarritjen e vendimeve.

“Zbatimi i fazës së tretë prek gjykatat administrative të cilat do të bashkohen në dy gjykata, gjykata e shkollës së parë në Tiranë dhe në Lushnje. Kjo ndodh për herë të parë, ndaj ka sfidat e veta. Po marrim masat për të krijuar komoditetin për qytetarët. Qytetarëve do t’u informohet mënyra e marrjes së shërbimit, jo vetëm përmes zyrave të shërbimit, por edhe përmes telefonave. Në këto 4-5 muaj të zbatimit të hartës nuk kemi pas problematika të zvarritjes së vendimeve”, ka thënë ajo.

Në lidhje me plotësimin e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit ajo është shprehur se godina është e vogël dhe nuk është e mjaftueshme për 78 gjyqtarët që pritet të bëhen pjesë të Apelit.

Këshilli ka marrë vendimin që numri të jetë 78, aktualisht janë 24 gjyqtarë dhe janë hapur 12 vende vakante për të cilat pritet plotësimi i tyre. Ajo që kam parë gjatë veprimtarisë së kësaj gjykate është se po mbahet ritmi dhe po shkohet në rezultate të qarta. Gjyqtarët në këto gjykata tashmë janë të fokusuar në zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe nuk lëvizin nëpër gjykatat e tjera për të plotësuar mungesat në trupën gjykuese. Bashkë me Prokurorinë e Përgjithshme po diskutojmë për të pasur mundësi për një shërbim sa më të mirë për qytetarët. Godina aktuale nuk i ka kushtet për të pritur 78 gjyqtarë. Kemi bërë kërkesë pranë Bashkisë së Tiranës për të dhënë një tjetër godinë në shërbim të kësaj gjykate”, është shprehur ajo.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version