Qytetarë të tjerë në Bulqizë kanë shkuar në spital me shenja helmimi. Pas u raportua se ditën e djeshme 30 qytetarë u shtruan në spital, pasi ishte helmuar, qytetarë të tjerë kanë pësuar të njëjtin fat dhe kanë qenë me të vjella dhe dhimbje barku. Nga rezultatet paraprake bëhet me dije se shkak i helmimit është uji i kontaminuar.
Banorët thonë se prej të paktën 48 orësh po shkojnë të kërkojnë ndihmë në qendrën Shëndetësore Gjoricë, atë Shupenzë dhe në spitalin e Bulqizës. Po ashtu ata kanë theksuar se ky është një rast i përsëritur, pasi nuk është hera e parë që ata helmohen nga uji i ndotur.
“Nuk e di, nga uji i pijshëm ka ardhur. Vetëm unë dhe vajza. Simptomat? Të vjella, prej mbrëmë. Jam banor i fshatit Gjoricë. Ka të paktën ditë që ka ndodh ky problem. Njerëzit vazhdojnë pijnë akoma ujë se nuk dinë gjë. 99% uji i pijshëm. Gocën time 3-vjecare e kam pasur në spital. Duhet me pas më shumë siguri tek depozita e ujit. Shteti duhet të marrë masa për këtë gjë. I hedhin klor herë pas here. Duhet me pas kontroll më tepër prej shtetit. Hera e dytë që përsëritet ky problem në fshatin Gjoricë. Nuk është hera e parë, ka ndodhur edhe njëherë rreth një vit e ca më parë. Herës tjetër ka qenë më i vogël si problem”, thanë disa nga banorët.
Ndërkohë që mjeku i qendrës shëndetësore, Telmond Veliu ka deklaruar se ditën e sotme janë parqitur për të marrë nihmë mjeksore rreth 8 persona, ndërsa sipas tij që prej ndërprerjes së ujit trendi i të helmuarve është në ulje.
“Dita e tretë që vazhdon me raste, sot rreth 7-8 veta kanë qenë, një numër më i ulët se i djeshmi të paktën krahasuar me ditën e djeshme. Simptomat janë bark, të vjedhja, dhimbje barku që është karakteristikë e asaj që mendohet të jetë helmimi nga uji. Mbarëvajtjen kanë pasur të mirë për momentin, nuk kanë pasur komplikacione të rënda. Sot është një trend në zbritje deri në këto momente. Dyshohet të jetë problemi i ujësjellësit”, tha mjeku Veliu.

