Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Paraditen e sotme, teksa po futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Ahmetaj iu drejtua edhe gazetarëve të pranishëm, duke iu thënë: Ça lajmi ë, ça lajmi!
Duke bërë kështu ironi me mediat që u mblodhën për ta filmuar dhe për t’i marrë një prononcim në momentin e hyrjes në SPAK. Bashkë me Ahmetajn është paraqitur edhe avokati, Henrik Ligori. Fakti që është shoqëruar nga avokati i tij lë të kuptohet se sot SPAK mund t’i komunikojë dhe akuzat.
Ahmetaj po hetohet rreth dyshimeve për të paktën 4 vepra penale: mos deklarimi apo fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive;
korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë; pastrimi i parave; shpërdorimi i detyrës.

