Prokuroria e Tiranës ka “zbarkuar” në shtëpinë e Aleks Nikës në Lezhë pas publikimit të audiopërgjimit në lidhje me urdhrin për të qëlluar më 21 janar 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar në shtëpinë e Aleks Nikës në Lezhë për të marrë në pyetje babain dhe xhaxhain e tij.

Pak ditë më parë ata në intervista mediatike kanë deklaruar se kanë në pronësi një audio përgjimin.

Prokuroria e Tiranës reagoi pas publikimit të audio pergjimit dhe tha se hetuesit tashmë janë ngarkuar për të verifikuar audio-përgjimin.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version