Ka mbërritur në Gjykatën e shkallës së parë në Shkodër 32-vjeçarja Orjana Gremi, që hodhi foshnjën e saj në lumin Kir, trupi i të cilës u gjet i pajetë.
E reja pritet të njiohet me masën e sigurisë që do të vendoset kundrejt saj.
Gjyqtar i çështjes është Orgent Nazaj, ndërkohë që avokati pritet të caktohet nga vetë gjykata, pasi nuk ka ende një avokat që ka marrë përsipër të mbrojë këtë krim të rëndë.
Kujtojmë se sipas të dhënave, e reja nuk rezultonte me probleme psikologjike dhe më herët kishte tentuar ta linte foshnjën në shtëpinë e fëmijës pas lindjes, por më pas kishte ndërruar mendje.

