“Homeland Justice” kanë publikuar dëshmitë e penaliteti të punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Në telegram janë nxjerrë 214 faqe me dokumente, krahas të cilave shkruajnë: “Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën e terroristëve! O ju që kërkoni nga historia dhe historia kriminale e çdo shqiptari! Keni bërë të njëjtën gjë edhe për ata terroristë komunistë?
Për të gjithë dokumentet, data është e njëjtë 26-6-2020. Mbi të shkruhet “Në zbatim të nenit 484 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, nga verifikimet që iu bënë shënimeve në regjistrin gjyqësor pranë kësaj Ministrie, rezulton se shtetasi…është i padënuar”.
Por mes shumë dëshmive rezulton edhe një person i dënuar, ai është Fatjon Elezi.
Në fund pasi mbyllet me frazën se ky dokument lëshohet për nevoja të brendshme të institucionit tonë, e se lëshuesi i dokumentit është Fatmir Luzi.

Kjo nuk është hera e parë që të dhëna sensitive dalin në publik pas dy sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë.

