Josh Cavallo është një nga futbollistët e rrallë që nuk fshihet dhe një nga të vetmit që ka pranuar se është homoseksual. Mesfushori 22-vjeçar luan për Adelaide United dhe mund të jetë pjesë e listës së Australisë për Botërorin e Katarit që nis pas një muaji.

Cavallo, i vetdijshëm se orientimi i tij seksual nuk shihet me sy pozitiv në Katar (Homoseksualiteti është i jashtëligjshëm), ka thënë për mediat se diçka e tillë është mjaft shqetësuese.

“Unë e di personalisht, nëse shkoj atje, do të jem i mbrojtur sepse jam në sy të publikut,” i tha Cavallo prezantueses së CNN, Amanda Davies.

“Por nuk jam unë që jam i shqetësuar. Janë ata që më dërgojnë mesazhe. Janë ata njerëz që kanë frikë të jenë vetvetja dhe të ecin në rrugë.”

“Të shohësh se po shkojmë në një vend që po kriminalizon njerëz si unë është shumë shqetësuese”, shtoi Cavallo.

Pavarësisht këtyre deklaratave, Nasser Al Khater, shefi ekzekutiv i komitetit organizativ të turneut, i tha CNN: “Përkundrazi, ne e mirëpresim atë këtu në shtetin e Katarit, ne e mirëpresim atë… Askush nuk ndihet i kërcënuar këtu, askush nuk ndihet i pasigurt”.

Australia do të përballet me Francën në 22 nëntor, duke kërkuar të marrë një rezultat pozitiv.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version