Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një person ka qëlluar me armë zjarri mbi një grua. Mbrëmjen e djeshme, një çiklist ka shkuar drejt makinës së saj dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Por fatmirësisht plumbi e ka marrë 35-vjeçaren në pjesën e nofullës dhe nuk i ka shkaktuar probleme që mund t’i kushtonin jetën. Në momentin e ngjarjes, në makinën e gruas ishin tre fëmijët e saj, të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç.
Pamje nga ngjarja në Gjermani
Sipas të dhënave të para, ata kanë mbetur të padëmtuar, por janë në gjendje shoku. Disa orë pas krimit pasditen e së premtes, Policia ka gjetur dhe arrestuatuar agresorin, një 41-vjeçar por nuk jep të dhëna të tjera lidhur me të. Ai është planifikuar të dalë para gjykatës, ku do të gjykohet për vrasje.
Pamje nga ngjarja në Gjermani
Sipas hetimeve të policisë, autori i dyshuar i veshur me të zeza ka shkuar me biçikletë drejt makinës së gruas, e cila ishte në lëvizje. Më pas, ai qëlloi me armë zjarri, tha një zëdhënëse e policisë. Plumbi u përplas nga dritarja në anën e shoferit dhe e plagosi rëndë gruan, e cila është ende në sallën e operacionit. Por fatmirësisht pranë saj ndodhej një person, i cili ka ndërhyrë dhe i ka ndaluar gjakderdhjen të resë./BILD

