Marin Bezhani 31 vjeç , me origjinë nga Vlora dhe banues prej vitesh në Tiranë ishte subjekt i ligjit mbrëmjen e së Hënës, ku u arrestu urdhër të prokurorisë për veprën penale të “korrupsionit”.
Marini drejton zyrën e legalizimit në Drejtorinë e Agjensisë së Legalizimit , Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zonën e Kasharit dhe Laprakës.
Marini në dy vitet e fundit është i njohur në zyrat e ALUIZNI-t për faktin që nuk mbaron punë pa lekë dhe nëse ke lekë mbaroje punë shumë shpejt brenda 48 orëve. Por Marini ishte i kripur, kërkonte shumë.

Një fakt i tillë është vënë re më herët dhe nga drejtuesit e ALUIZNI-it për Tiranën, që në pamundësi për ta hequr e kanë zhvendosur shumë herë në pozicione të ndryshme pune për ta spostuar nga “gllabërimi” dhe gjobat që u vendoste qytetarëve për legalizim. Të dhënat pohohen nga shumë kolegë të tij në zyrat e ALUIZNI-it. Por Marini prap ia dilte pasi ishte i besuari i njërit në Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-it
Sëfundimi prokuroria arriti t`i provonte Marinit se për një legalizim shtëpie mori 6 mijë euro ose e thënë ndryshe 8 milion lekë të vjetra.
Shefi i ALUIZNI-it (Marini) përdorte si seksere shoqen e tij Brikenën (Belli) 36 vjeç, e cila pasi gjente hallexhinjtë e rradhës iu merrte paratë për çertifikatën që iu takonte me ligj dhe pasi mbante një shumë modeste për vete , i çonte pjesën kryesore tek ai.
Marin Bezhani sipas të dhënave zyrtare ka punuar për disa vite si efektiv i Policisë së Shtetit.
Në rastin e fundit viktimë e gjobës për një çertifikatë legalizmi ka rënë një ish- kolegia e tij në polici, K.Sala. Kjo e fundit sëbashku me të ëmën ishte rropatur për dy vite rrjesht të përfitonte falas legalizmin por pa rezultat. Marini dhe kolegët e tij në zyrat e ALUIZNI-it ishin aty për ta “ndihmuar” , me pengesat burokratike për tia bërë thuajse të pamundur që legalizimin ta përfitonte falas.
Pas humbjes së shpresës për të gjetur zgjidhje , familja Sala , mendoj të gjente zgjidhje alternative si e vetmja rrugë për të legalizuar banesën, atë të pagesës nën dorë të një rryshfeti .
Pas interesimit lart e poshtë , u arrit të gjendej ndërmjetsja, punonjëse e hipotekës dhe “magjibërësi” që për dy ditë pas dhënies së shumës së kërkuar prej 6 mijë eurosh të jepte në dorë çertifikatën e shumë pritur të legalizmit të objektit.
Marini i ALUIZNI-t, Brikena e hipotekës dhe policja u arrestuan pas një hetimi serioz të prokurorisë e cila arriti të dokumentonte me prova dhe fakte abuzimin me detyrën dhe korrupsionin.
Por çfarë fati do kenë Marinët dhe Brikenat e tjerë që po vijojnë të zhvasin qytetarët për të drejtat e tyre që janë garantuar nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi./sosnews.al