Ky është momenti kur Arbër Paplekaj, i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, është larguar nga kafazi në sallën e gjyqit për të mos u përballur me kamerat.

Ai hyri brenda në sallë më pranga në duar, shoqëruar nga efektivët e policisë. Në momentin që po ulej në karrige vuri re gazetarët dhe u ngrit menjëherë duke u nisur drejt daljes.

Sipas korrespondentit të Panorama, Arbër Paplekaj u tha efektivëve se dëshironte të dilte jashtë për shkak të pranisë së gazetarëve.

Ai u largua nga kafazi shoqëruar nga togat dhe u rikthye në sallë pasi hyri gjyqtarja e çështjes.

Seanca po mbahet në Gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan. Gjatë seancës do të ballafaqohen provat materiale që prokuroria disponon./Panorama

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version