Harta e Re Gjyqësore ka hyrë në fuqi sot. Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. Në fund të muajit dhjetor Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për të përcaktuar edhe organikën e Gjykatës të vetme të Apelit që do të jetë në Tiranë.

KLGJ ka vendosur që të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqendruar të gjithë në kryeqytet. Sipas KLGJ, me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj. Numërohen 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqsor, Naureda Llagami shtë shprehur se Harta e Re Territoriale do tu ofrojë qytetarëve një shërbim cilësor. Llagami tha se të gjitha çështjet që e kanë filluar gjykimin në gjykatat e apelit në rrethe do e vazhdojnë gjykimin atje. Rrugën për të ngritur hartën e re, Llagami e konsideroi të vështirë, por pa kthim.

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Vlorës, Durim Bajramaj tha se me shkrirjen e gjykatave të Apelit qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, ndërsa kostot e tyre do të shtohen. Ai shtoi se Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për hartën gjyqësore dhe paralajmëroi se mund të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut, nëse Kushtetuesja e lë në fuqi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version