52-vjeçari nga Tirana i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Lezhës si bashkëpunëtor në vendosjen e lëndës plasëse në një objekt në ndërtim në zonën e ranës së hedhur në Shëngjin në vitin 2020, është lënë i lirë.

Zef Kola u arrestua nën akuzën për këtë ngjarje në rolin e porositësit, ku sot Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, ku 52-vjeçari do të hetohet i lirë.

Por vendimi është kundërshtuar nga prokurori i çështjes, Françesk Ganaj i cili ka ankimuar në Gjykatën e Apelit me pretendimin se ka prova që impikojnë Zef Kolën në vendosjen e lëndës plasëse dhe se duhet të qëndrojë në burg.

Kujtojmë se më herët janë dënuar me burg nga gjykata e Lezhës dhe 2 autoret Erald Pajtani me 4 vite burg dhe Angli Stafuka me 2 vite.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version