Objektivi i sulmit me armë zjarri në zonën e Don Boskos në Tiranë, Fation Murati, nuk është gjetur në banesën e tij pas kontrolleve nga policia.

Sipas disa burimeve bëhet me dije se Murati mund të jetë arratisur jashtë vendit, ndërkohë që policia po vijon kqyrjen e kamerave të sigurisë për identifikimin e autorëve.

Kujtojmë se Murati, që është edhe pronari i lokalit ku ndodhi atentati në zonën e Don Boskos në Tiranë, është personi që pak muaj më parë, në tetor të vitit të kaluar, u arrestua teksa ishte duke udhëtuar në makinë me Endrit Doklen.

Ndërsa një javë më pas, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës iu sekuestruan katër prona të paluajtshme dhe 3 biznese me vlerë rreth 5 milionë euro, pasi dyshohen se kanë prejardhje kriminale.

Organi i akuzës theksonte se Murati është akuzuar nga autoritetet italiane për disa vepra penale, mes të cilave edhe trafik kokaine.

Ndërkohë Gjykata e Apelit e zbuti masën e sigurisë ndaj Muratit, duke e lënë atë në “arrest shtëpie”.

Fation Murati dhe Endrit Dokle dyshohet se janë të përfshirë në atentatin me 3 viktima në Fushë Krujë, ku mbeti i vdekur Brilant Martinaj dhe 3 miqtë e tij.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version