Gjykata ka lënë në burg 49-vjeçarin Ilir Paja, me qëllim ekstradimin në Itali, ku rezulton i dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi.

Lokalizimi dhe kapja e 49-vjeçarit u bë në Laprakë më 3 nëntor nga Njësia Speciale “Fast Albania”, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë.

I shumëkërkuar në Itali për vrasje të punonjësve të Policisë.

Lirimi nga burgu

Gjykata e Krujës liroi nga burgu më 9 nëntor Ilir Pajën, një personazh që bëri bujë me arratisjet e tij spektakolare në Itali dhe krimet e shumta në tre vende. Së fundmi, Paja u arrestua më 6 mars të vitit 2008, për plagosjen e një efektivit të policisë kriminale.

Atë ditë i shumëkërkuari nga Berati, për një vrasje në Gjermani, tentativë vrasjeje, rrëmbim e përdhunim në Itali, ngriti më këmbë gjithë policinë e Tiranës, në tentativë për t’iu larguar efektivëve që e kishin njohur dhe duke marrë përpara me makinë një prej tyre.

Paja u liruar me vendim të gjyqtares Enkeleda Hoxha, me pretendimin pasi ai vuante nga një sërë sëmundjesh. Ilir Paja mësohet se kishte shfaqur probleme shëndetësore, që ishin vërtetuar edhe nga mjekët.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version