Klodian Ndogaj (Jakini) është arrestuar në ambientet e spitalit të Shkodrës, pasi gjykata ndryshoi masën e sigurisë. 39-vjeçari i dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim për “shfrytëzim prostitucioni”, u la fillimisht nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në “Arrest në shtëpi” mirëpo më pas u ndryshua në “Arrest në burg”. 

Forcet e Policisë, nuk e gjetën në banesë por e ndaluan në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Gjykata e Astit, Itali, me vendim e datës 23.10.2019, e ka dënuar këtë person me 13 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndalohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 39-vjeçari i dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim për “shfrytëzim prostitucioni”. Strukturat e DVP Shkodër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër e cila kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për një shtetas të dënuar në Itali, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurisë. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij.

39-vjeçari Klodian Ndogaj (Jakini), banues në fshatin Beltojë, Shkodër, nuk është gjetur në banesë, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, deri në përfundim të procedurave për ekstradimin e tij drejt shtetit italian. Këtë shtetas Gjykata e Astit, Itali, me vendim e datës 23.10.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version