Alfred Balla, Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka mohuar të ketë parë, shkarkuar apo përdorur ndonjëherë aplikacionin e Partisë Socialiste ‘Aktiv1sti’. Një ditë pasi i doli emri në listën e publikuar, për të cilën u raportua fillimisht se bëhej fjalë për përdoruesit e këtij aplikacioni, Balla thotë se nuk e ka as idenë se për çfarë shërben kjo lloj platforme. Në reagimin zyrtar, kreu i KLP-së shton me bindje se anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit kushtetues.

Reagimi: 

Kryetari i KLP-së zoti Alfred Balla sqaron gjithë gazetarët e medias në lidhje me citimin e emrit të tij në të ashtuquajturën listë të aktivistëve të partisë Socialiste: Në lidhje me këtë fakt që ai e konsideron të pa vërtetë, zoti Balla është vënë në dijeni nga media. Ai shprehet se nuk e ka shkarkuar, parë dhe përdorur asnjëherë një aplikacionin për të cilin nuk e ka idenë se çfarë përfaqëson. Anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit kushtetues. Ai inkurajon gjithashtu organet e drejtësisë të hetojnë dhe të gjejnë shpërndarësit e këtij lajmi të pavërtetë për të.

Lista e punonjësve të institucioneve të shtetit shqiptar që një ditë më parë u ‘trumbetua’ si ajo e aplikacionit të Partisë Socialite, ‘Aktiv1sti’, në fakt është lista e pagave që marrin ata punonjës. Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga publikimi i listës, Dosja.al ka verifikuar disa prej personave që e kishin emrin të shkruar, por në fakt nuk e kanë shkarkuar asnjëherë atë aplikacion.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version