Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi nga foltorja e kuvendit qeverinë Rama në lidhje me përfshirjen në aferën e inceneratorëve.
Në fjalën e tij Berisha tha se urdhërarrestet e SPAK janë lëshuar pasi janë lajmëruar të largoheshin të pandehurit.
Teksa u ndal te arrestimi i Lefter Kokës, Berisha tha se ish-ministri ishte vetëm personi që krijoi kanalin e vjedhjes në aferën e inceneratorëve, dhe jo organizatori dhe koka që e drejtonte atë.
Berisha: Integrimi nënkupton më shumë transparencë në funksionimin e shtetit ligjor dhe ekonomise se tregut. Për s ai përjket shtetit ligjor ju vendosët monizmin e plotë, ky monizëm e ka renditur Shqipërinë 4 vende më poshtë se diktatura e Vietnamit, ky mionizëm e ka renditur Shqipërinë 53 vende më poshtë se Kosova. Ky monizëm ka vendosur tiraninë e prokurimeve sekrete që janë ngritur 20 herë. Ka vendosur praktikat e paprare të vjedhjeve në botë. Pasi u tha njëherë të ikin, dje SPAK-u juaj lëshoi disa urdhërarreste për djegësat për njerëz që nuk janë gjë tjetër rrogtar të sipërmarrjes së Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Erion Velisë.
E them unë këtë se kur kryeministër vendos t’i japë një kompanie pa asnjë eksperiencë në kundërshtim me Agjencinë e prokurimeve ai e bën këtë vetëm kur sipërmarrja është e tij pasi nuk mund ta bëjë kurrë as për vëllaun e tij. Kur kryeministri që vendos të jap 8% Kryeministri firmos për t;i dhënë 8% bonus kompanisë që Ministrja e Shtetit thoshte që nuk ekziston, pasi kompania u krijua 78 muaj më vonë. Unë e di që ju keni burgosur Lefterin, asnjë qindarkë nuk kishte në ministrinë e tij, vetëm krijoi kanalin e vjedhjes për Edi Ramën, Ëngjëll Agaçin, Erion Velinë dhe Arben Ahmetajn, dhe ndau diçka me ta.

