Është zbardhur dëshmia e Rozeta Dobit, e cila grabiti banesën e zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.
49-vjeçarja ka deklaruar në dëshminë e parë të dhënë për policinë se ka grabitur shumën prej 120 mijë eurosh “nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi”. Ajo ka treguar se më 15 dhjetor i kërkoi djalit ta dërgonte në banesën e zyrtares dhe më pas ka hyrë në dhomën e saj, duke hapur kasafortën ku ndodheshin monedha të prereje 500, 200 euro dhe 100 dollarë.
Pasi ka marrë shumën e konsiderueshme dhe bizhuteri me vlerë, ajo është larguar me mjetin e të birit
“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500, 200 euro dhe 100 dollarë, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i kam marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi”, thuhet në dosje, sipas News24.

