Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pas denoncimit të ish-partneres së tij 34-vjeçare, e cila është gjithashtu shqiptare. Protothema shkruan se një 34 vjeçare shqiptare ka denoncuar ish-partnerin e saj se e ka goditur me armë dhe e ka kërcënuar se do i publikonte disa foto të saj nudo.
Sipas kallëzimit, i cili është dorëzuar të shtunën, pasditen e së premtes ish-partneri i është afruar me makinën e tij 34 vjeçares, teksa ajo po ecte me miqtë e saj dhe ka nxjerrë armën, ndërsa e ka kërcënuar. 44 vjeçari u arrestua po atë ditë, ndërsa dorëzoi dhe armën me të cilën kishte kërcënuar ish-partneren.
Autori i dyshuar ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij nga 34 vjeçarja dhe ka bërë padi ndaj saj për kallëzim të rremë. Mirëpo, ndaj tij është ngritur shkresa për shkelje të ligjit për armët, kanosje dhe shantazh për pornografi.

