Gjykata e Apelit në Durrës ka refuzuar kërkesën e Krimeve të Rënda për të pezulluar gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Gjyqtarët akuzohen për korrupsion, pasi kanë shkuar në Spanjë dhe kanë parë ndeshjen Barcelona-Real Madrid, ku pagesa e fjetjes në hotel iu është mbuluar nga një person që kishin nën hetim.

Personi nën hetim  i ka paguar hotelin 3 gjyqtarëve me kartën e tij të krediti.Gjyqtarët Spahiu,Dhimitri dhe Çeno kanë marrë vendim pro këtij personi që i ka mbuluar shpenzimet e ndeshjes  ‘El Classico’ në 2014 si dhe akomodimin në hotel.

Apeli i Durrësit ka dalë kundër Krimeve të Rënda për të pezulluar gjyqtarët, duke i marrë ata në mbrojtje.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version