Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Milot. Gomisti Spas Milloshi teksa po frynte gomën e kamionit, i ka plasur në duar duke i marrë jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spitenit” pranë një servisi automjetesh në aksin Lezhë-Milot. Policia ka shkuar ne vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plasjes së gomës, por ende nuk ka reaguar.

