Një tjetër deputet i Partisë Demokratike është përjashtuar sot nga seanca plenare pasi i ka rënë bilbilit dhe ka bllokuar foltoren e parlamentit. Bëhet fjalë për deputetin Edmond Spahon. Ky i fundit është dënuar edhe me 10 ditë të tjera nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë që gjithashtu është gjobitur, duke iu hequr dita e punës.
Vendimin ia ka bërë të ditur nënkryetarja e shumicës parlamentare, Ermonela Felaj, që drejton seancën plenare të ditës së sotme.
Por Spaho nuk është i vetmi që është dënuar sot, pasi iu bashkuan Elda Hoti dhe Sorina Koti.

