Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e ish-efektivit të policisë Leonard Palushit. Bëhet me dije se GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për gjykim të shkurtuar për Palushin. Palushi u arrestua gjatë operacionit të SPAK, ‘Golden Bullet’ në 19 maj të vitit të kaluar. 

Por sot, ai i kërkoi gjykatës të gjykohej me procedurë të shkurtuar, me qëllim për të përfituar ulje të dënimit në rast të shpalljes fajtor. Për këtë kërkesë GJKKO do të vendos në 13 Mars.

Ish-komisari Leonard Palushi është marrë i pandehur dhe akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’, parashikuar nga neni 259 Kodit Penal. SPAK ka mbyllur hetimet për Palushin dhe ka dalë në përfundimin se ai i ka shërbyer Erion Alibejt, në këmbim të mjetit që ka marrë si dhuratë. Si ‘shpërblim’, Palushi ka dhënë informacionin që të vendosej arma tek servisi i Manahasëve, me kërkesë të Alibejt, në mënyrë që të krijohej konflikt midis dy grupeve. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version