Brisel Kurtmetaj, 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është vënë në pranga pasi akuzohet për tentativë vrasjeje. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Kurtmetaj ka tentuar të vrasë një person në vitin 2020, pas një konflikti me një këmbësor, të cilin e plagosi. Kurmetaj akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Njoftimi:
Ndalohet një 29-vjeçar i shpallur në kërkim, që tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin:-B. K.(G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

