Ndryshe nga sa ndodh në seancat gjyqësore në Shqipëri, ku rëndom në salla sheh të afërm të të akuzuarve, kësaj here një nëne së cilës i vranë dy djemtë, mori pjesë në gjyqin e të akuzuarve.

Gjysere Sulkut i vranë dy djemtë në dy ngjarje të ndryshme kriminale në vitin 2015. Në prill, djalin e vogël Durim Sulkun e qëlluan në Holandë, ndërsa disa muaj më pas dhe djalin tjetër Besnik Sulku në Tiranë, teksa hakmerrej për vëllain e tij.

 

Besnik e Durim Sulku

Në krimin e trefishtë në bulevardin “Zogu i Parë” mbetën të vrarë Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj, ndërsa për vrasjen e Sulkut akuzohen Klevis e Markeljan Doci.

 

 

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ata, nuk pranojnë akuzat e vrasjes, ndërsa vëllezërit akuzohen si ekzekutore dhe të Durim Sulkut në prill të vitit 2015 në Rotterdam të Holandës.

 

Vëllezërit Klejvis e Markeljan Doçi

 

Për këtë në seancën e ardhshme Gjykata e Krimeve të Rënda do të dëgjojë 7 dëshmitarë holandezë, të cilët kanë informacione për krimin.

Në proces është dhe italiani Salavatore Lettizia, i cili shoqëronte Besnik Sulkun, ndërsa ai është i njohur dhe nga drejtësia italiane si një person i lidhur me mafian.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version