Trupi i pajetë i Klevis Lleshit, i cili u zhduk dy vite më parë është gjetur në Mamurras. Mësohet se trupi i 24-vjeçarit është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.
Trupi i të riut është zbuluar si rezultat i erozionit dhe kanë qenë banorët të zonës ata që kanë njoftuar policinë. Më pas është kryer testi i AND-së dhe ka rezultuar se trupi i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi.
Për rastin e Lleshit, Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet në qershor të vitit 2020 pas denoncimit të familjarëve se ai dyshohej të ishte marrë peng në Burrel.

