Duket se sulmuesi argjentinas, Mauro Ikardi, e ka harruar shumë shpejtë Uanda Narën dhe është vënë menjëherë në ndjekje të dashurisë së tij të re.

Siç raportojnë mediat turke, sulmuesi i Gallatasarajit përflitet të jetë në një lidhje të fshehtë me aktoren e njohur, Devrim Ozkan.

Që prej janarit të këtij viti, ajo shoqërohej me mesfushorin nga Uruguai, Lukas Torreira, por nuk kishte asgjë të konfirmuar mes tyre, duke lënë të ditur që janë vetëm shok.

Por detaji në foton e fundit ku Ikardi ndodhet së bashku me Torreirën dhe Ozkan, bëjnë të mendohet se mes tyre ka diçka.

Të dy ata i kanë hedhur krahun mesfushorit uruguaian, teksa shikohen që duart e tyre janë disi të kapura me njëra-tjetrën te shpatulla e Torreirës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version