20 muaj burg dhe 2 vite ndalim për t’i dhënë makinës ishte dënimi që dha gjykata e York për një shqiptar në Britaninë e Madhe. Sipas mediave britanike, Aldo Leka, 31 vjeç u dënua për akuzën e dhënies së automjetit në mënyrë të rrezikshme, posedim të parave kriminale dhe dhënies së automjetit pa siguracion apo patentë. Ai u kap me gati 30,000 £ në një Mercedes, kur hyri me shpejtësi në një stacion shërbimi me më shumë se dyfishin e shpejtësisë së lejuar, ndërsa u përpoq të ikte nga Policia.

Kur Policia e ndoqi, Leka  u largua me shpejtësi në një zonë shërbimi “të zënë” të mbushur me këmbësorë, derisa Mercedesi u ndal papritur kur u përplas me një bordurë.

Më pas, Leka doli nga makina, u hodh mbi një gardh dhe vrapoi, por Policia e kapi dhe ai u prangos. Ai u mbajt në paraburgim, por ishte “evaziv” me oficerët, kur u pyet se për kë punonte. Ai u tha oficerëve se paratë i ishin dërguar nga një anëtar i familjes në Shqipëri.

Ai pretendoi se paratë ishin para që po kursente për të investuar në një lavazh makinash. Por Leko tha se nuk kishte asnjë sigurime apo patentë për të drejtuar Mercedesin, por rezultoi se ai ishte korrier i një bande kriminale të “sofistikuar”.

Leko kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020 pa dokumente drejtimi. 

Avokati mbrojtës Benjamin Bell tha se Lekos, i cili u ndihmua nga një përkthyes shqiptar në gjykatë, tani i vinte keq për veprimet e tij dhe nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm në dosjen e tij.

“Në gjykimin tim është e qartë që ju paraqisni rrezik për publikun nëse jeni i gatshëm t’i jepni makinës me shpejtësi mbi 53 km/h në një rrugë kryesore të mbipopulluar me këmbësorë duke i vënë ata në rrezik. Erdhët në Britani në 2020 pa patentë dhe është e qartë që nuk mund të përballonit një makinë të tillë. Ishit të vendosur për t’i ikur policisë, duke i dhënë makinës me 53 km/h në një kohë që shpejtësia e lejuar në atë zonë është 20 km/h,”- tha gjykatësi i çështjes duke iu drejtuar shqiptarit.

Ai po ashtu shtoi se ishte skeptik për mënyrën sesi i kishte përfituar paratë.

“Të pretendosh që këto para ishin për lavazh është pa sens. Nuk do të kishit qenë kaq i vendosur për t’i iku policisë nëse do të ishin para të ligjshme.”

Në fund, Leka u dënua me 20 muaj burg, nga të cilat gjysmën do ta vuajë pas hekurave përpara se të lirohet me leje burgu. Ai është dënuar edhe me dy vjet ndalim të drejtimit të automjetit. Po ashtu, iu sekuestruan edhe paratë e sekuestruara nga Policia.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version