Zana Çela është emëruar në në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Lajmi është bërë me dije nga vetë ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. Kjo e fundit ka publikuar një foto krah Çelës, e cila deri para pak muajsh ishte në krye të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Krah postimit, Kumbaro shton se bashkë do të bëjnë më shumë për promovimin e turizmit shqiptar.
Postimi:
Nisim sot me Zana Cela një tjetër rrugëtim, kësaj radhe në turizëm. Si drejtore e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, jam e bindur se bashkë do të bëjmë edhe më shumë për promovimin e turizmit shqiptar në të gjithë territorin dhe jashtë kufijve. Por mbi të gjitha do të punojmë fort për të ndërtuar e koordinuar Kalendarin Turistik të eventeve kulturore, sportive, dhe të traditës.
Zana Çela ka qëndruar për më shumë se gjashtë vite në krye të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. 7 muaj më oarë, ajo u largua për t’i lënë vendin violinists Abigeila Voshtina.

