Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 6 korrik në orën 09:00. Shkak i shtyrjes u bë kërkesa e mbrojtjes për më shumë kohë që të përgatitet.

Gjatë ditës së sotme, u bë mbrojtja vetëm për Jonida Zeqon. Avokati Sajmir Visha kërkoi pushimin e çështjes, pasi kjo çështje është gjykuar njëherë nga prokuroria e Elbasanit dhe SPAK nuk është organ më i lartë se prokuroria e Elbasanit.

Avokati kërkoi që nëse ajo shpallet e fajshme nga gjykata, atëherë të kalojë në shërbim prove.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version