Avokati Elis Bilali, i cili përfaqëson supervizorin e punimeve në inceneratorin e Fierit, Arben Dervishaj, ka deklaruar se rasti i klientit të tij është unik në aspektin procedural. Duke folur për mediat, pas përfundimit të seancës, Bilali ka deklaruar se klienti i tij është pa pretencë. Bilali ka deklaruar se akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv të personit që ushtron funksione publike është qëndrim që cenon mbrojtjen pasi Prokuoria nuk citon se cili prej dokumenteve është i falsifikuar.
“Jemi përpara një rasti unik ne aspektin procedural ku Arben Dervishaj është pa pretence. Akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion pasiv ne sektorin privat prokuroria kërkon te deklarohet fajtor për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv te pers qe ushtrojnë funksione publike. Një qëndrim i tille ka cenuar te drejtën e mbrojtjes se prokuroria nuk citon cili është dok i falsifikuar. Pra kush është dokumenti qe është falsifikuar dhe ka pasur detyre ta lëshonte Dervishaj. Është i pavërtetë pretendimi qe janë situacionuar punime te parealizuara apo makineri qe s’kanë ardhur. Ne situacionin 45 te bere nga vete Farudin Arapi përshkruhet gjendja e inceneratorit dhe përçka pasqyrohet aty punimet janë bere e makineritë kane ardhur. Pa një sens logjik është dhe akuza e korrupsionit pasiv. Prokuroria nuk ka thëne pse ky përfitim është i paligjshëm. Me cilin veprim ne kundërshtim me ligjin e lidh ne aspektin logjik. Ai është një raport privat midis tij dhe z Zoto dhe leket janë kthyer rregullisht. Pse nuk u be akt ekspertimi nga inxhinier te fushës?”, tha avokati Bilali.

