Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani ka raportuar sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë pjesë nga puna e institucionit që drejton. Dumani zbuloi për herë të parë listën e institucioneve ku SPAK ka hyrje direkte dhe përmendi Gjendjen Civile, Kadastrën, llogaritë bankare apo “Teams”. Dumani tha se SPAK po vepron me metoda speciale, ku përveç përgjimeve telefonike në terren janë përfshirë edhe agjentët e infiltruar.

“Pasja akses e drejtpërdrejt e SPAK në këto databaza jep mundësine për kryerje verifikimesh e hetimesh në mënyrë aktive dhe sa më shpejt duke evituar dhe rrjedhjen e informacionit”, theksoi kreu i SPAK. Sa i takon çështjeve të korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë, Dumani tha se me kërkesë të SPAK, “GJKKO gjatë vitit 2022 ka dhënë 4 vendime dënimi me 4 të dënuar për ish zyrtarë të nivelit të lartë. Në periudhën 2020-2022 në total janë hetuar gjithsej 24 procedime me 25 persona në hetim ndaj ish zyrtarë të nivelit të lartë. Ndër këto janë dërguar në gjykatë 8 të pandehur ish gjyqtarë.

3 procedime penale me 3 të pandehur prokurorë
1 procedim penal me 2 të pandehur ish deputetë
1 procedim penal me 1 të pandehur ish zv ministër
1 procedim penal me 2 të pandehur ish deputetë
1 procedim penal me 1 të pandehur anëtar i KPK
4 procedime me 4 të pandehur ish kryetarë bashkie”, tha Dumani.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version