Interi ka mposhtur me rezultatin 4-0, Viktoria Plzenin, duke siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. Edhe pse zikaltërit e Inzagit, u shortuan në grupin e “ferrit” së bashku me Bajernin dhe Barcelonën, arritën t’ia dilnin mbanë duke siguruar një “biletë” për më tej, teksa lanë pas Barcelonën.
Për sa i përket duelit të sotëm, ishte një përballje e dominuar totalisht nga interistët. Për golin e avantazhit mendoi armeni Mkhitarjan, që në minutën e 35-të, tundi rrjetën, ndërkohë që në minutën e 42-të, zikaltërit dyfishuan rezultatin me Edin Xhekon. Pjesa e dytë u mbyll me rezultatin 2-0. Në minutën e 66-të, ishte sërish boshnjaku Xheko që tundi rrjetën duke ngritur shifrat në 3-0.

Në minutën e 71-të, trajneri Inzagi hodhi në fushë dhe shqiptarin Kristjan Asllani që zëvendësoi turkun Çalhanoglu.
Për të vulosur sfidën mendoi Lukaku, i rikthyer pas një mungesë të gjatë, belgut i mjaftuan vetëm 4 minuta në fushë, për të gjetur golin. Lukaku u aktivizua në minutën e 83-të, ndërkohë që në minutën e 87-të, vulosi shifrat 4-0. Sfidën e fundit të grupit, zikaltërit do ta luajnë në transfertë ndaj Bajernit.