Landi nga Librazhdi për pak sa nuk u kthye në tmerrin e një aktit kriminal në kryeqytet.
Mesditën e datës 26 Tetor policët e komisariatit të kombinatit të ulur tek lokal “Artistit” në “Unazën e re” , prangosën Landi Golin i cili kishte futur në një çantë dore të zezë dy minat e telekomanduara dhe 5 qese ku ishte ndarë një sasi prej 212 gram kokainë, ndërsa dispononte dhe dy telefona të tjerë.
Hetuesit zbuluan se minat C4 ishin të lidhura me dy telefona dy nokia 2600 prodhim i vitit 2004 që nuk kishin as ëi-fi dhe kamera.
Landi është fëmija i katërt i familjes Goli banues në Zdrajsh-Verri të Librazhdit, pa një profesion të caktuar dhe me shkollën e mesme të përfunduar dhe punonte herë pas here si kamarier në kryeqytet por pa mundur të gjejë një punë fikse.Familja e tij jeton në kushte të rënduara ekonomike dhe sipas të dhënave nga policia dyshohet se go-li të jetë rekrutuar nga një grup i mirëfillte kriminal në Tiranë duke u nisur nga gjendja e përkeqësuar ekonomike dhe pamundësia për shkak të mungesës së një profesioni.
Në një prej postimeve në rrjetin social facebook me 12 Gusht të vitit 2016 Landi qëemrine parë e ka patur Taulant, kërcënonte me mesazhin:pasha all’llahun un e kom sikur all’llahu,vonoj por nuk harroj krej me kom me i shkel do tipa qe po u pelqe vetja fort fuckin you self bitches,game over,you dont have credit for neë player.

Dy karta sim me nr telefoni të evidentuara janë bërë pjesë e hetimit dhe prokuroria pritet ti kërkoi kompanisë mobile vënien në dispozicion të tabulateve telefonike.
Landit ju gjetën dhe dy telefona Samsung dhe huawei me kamera dhe foto që janë bërë më herët që po ndihmoj shumë në zbulimin e të gjithë rrjetit të personavetë përfshir ë në aktivitetin kriminal ndërsa mësohet se ishin të përqëndruar në anën veri lindore të Tiranës.
Deri tani ndaj 30 vjeçarit është në fuqi akuza e Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikeve si dhe Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.
copyright sosnews.al