SOSNEWS disponon të plotë kallzimin e biznesmenit italian 64 vjeçar Vincenzo Ricci i cili akuzon ish deputetin Eduard Ndocaj për mashtrim.
Kallëzimi i administruar nga prokuroria e Lezhës është bërë më datë 06.10.2017 .
Vincenzo Ricci lindur në Sezze me profesion sipërmarrës i Gavi-Itali është ndihmuar të përpilojë kallzimin nga një përkthyese shqiptare.
Biznesmeni thotë se me ish deputetin e njohur si “ kaubojsi ” është njohur në itali ndërkohë që në prill të 2016-ës ka qenë edhe në Durrës ku i ka dorëzuar audin Q7 bashkëshortës së Ndocajt, Valentinës. Ndocaj i pasi I ka marrë 78 mijë euro i ka kërkuar sërish para por Ricci nuk ka pranuar. Italiani është takuar edhe me kryeministrin Rama. Më poshtë kallëzimi i plotë i biznesmenit italian

Njohja e Italianit me Eduard Ndocajn
“Gjatë vitit 2016, në mes të muajit mars jam njohur në Itali me shtetasin shqiptar Eduard Ndocaj nëpërmjet një kolegut tim italian me të cilin kisha njohje që quhet Ambrogio Pozzi, duke ma prezantuar si deputet në Parlamentin shqiptar dhe që kërkon një ndërmarrje që merret me shtrimin e tubacioneve të gazit. Pas këtij prezantimi unë kam vazhduar takimet me shtetasin Eduard Ndocaj, i cili më premtoj se qeveria shqiptare ka 50 deri 80 km tubacion për të shtuar, fliste në emër të qeverisë”.
Rryshfeti me Audin dhe 86 mijë eurot e paguara
“Pas 2 javësh në këmbim të kësaj oferte më ka kërkuar një dhuratë e cila është automjeti Audi Q7, unë ja dhashë në përdorim.Dua të kallzoj se shtetasit Eduard Ndocaj i kam dhënë 78 mijë euro kesh, pa përfshirë gjobat prej 8 mijë eurosh që ishte gjobitur në Itali për tejkalim shpejtësie. Këto sasi monetare mi kërkoj një muaj pasi më mori makinën.”
Një zyrtar i qeverisë kërkon 50 mijë euro për tenderin
“Më pati deklaruar se për të marrë këtë tender një nga përfaqësuesit e qeverisë kërkon 50 mijë euro ku 25 i kërkoi menjeherë dhe pjesën tjetër më tha me firmosjen e kontratës. Në atë moment unë i kam dhënë pa asnjë dokument 25 mijë euro dhe pas dy javësh edhe 25 të tjera. E kam pyetur vazhimisht se kur do e fitoj këtë tender por Eduardi me nxirrte vazhdimisht justifikime, dhe brenda harkut të 3 muajve ka marrë dhe pjesën tjetër prej 28 mijë eurosh”.
Takimi me Ramën për tenderin
“E kam pritur Eduard Ndocajn për këtë tender, por nuk vinte në Itali, saqë kam arritur të vij unë në Shqipëri dhe jam takuar në qytetin e Lezhës, në hotel “Lisis” me Eduard Ndocajn. Ky takim përkon në muajin gusht të vitit 2016 dhe më premtoi se do takohesh me përfaqësuesit e qeverisë dhe kryeministrin dhe të nesërmen e asaj dite unë jam takuar me kryeministrin në prani të Eduard Ndocajt. Unë i deklarova kryeministrit se e njihja përmes mediave televizive, se kam ardhur për TAP-in, se kështu më ka premtuar Eduard Ndocaj, por kryeministri me deklaroi se unë nuk merem me TAP, por ministri i Energjisë.
Të nesërmen jam takuar sërish me Eduard Ndocajn I cili më kërkoi edhe 30 mijë euro të tjera, dhe i thash nuk ti jap përderisa nuk më ke sjellë tenderin ose të përpilojmë aktin e marrjes së 78 mijë eurove. Nga ajo kohë pra 25.08.2016 un nuk jam takuar më me Eduard Ndocajn as në Shqipëri e as në Itali, dhe se i jam dejtuar nëpërmjet denoncimit në policinë italiane ”